Të lejohet rivlerësimi i testit, MAS kërkon ndryshime në Maturën Shtetërore
Maturantët që do të kenë ankesa ndaj notës së marrë në provimet e Maturës Shtetërore mund të kërkojnë rivlerësim të testit, duke nisur nga viti i ardhshëm.
Ky është një nga propozimet e ministres së Arsimit Evis Kushi në takimin që ajo ka zhvilluar me Komitetin e Maturës Shtetërore, mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore.
“Ne nuk jemi të pagabueshëm, sepse kur themi që nuk ka rivlerësim të testit kjo nënkupton që ne jemi të pagabueshëm. Nuk ka mësues të pagabueshëm, vlerësues të pagabueshëm. Ne propozojmë që ta rishikojmë këtë pikë”, – tha ministrja.
Një tjetër propozim ishte ai është që vitin e ardhshëm të pilotohet një testim elektronik i vëzhguar, për pranimin në programet universitare të studimit që janë shumë të kërkuara, siç është programi Mjekësi e Përgjithshme apo stomatologji. Kjo, sipas ministres me qëllim nxitjen e meritokracisë.
Gjithashtu, nga viti i ardhshëm do të nisë për rankimin e gjimnazeve sipas cilësisë përmes një sistemi për të vlerësuar së pari gjimnazet, më pas edhe shkollat 9-vjeçare.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid