Në klasë të parë që 5 vjeç, propozimi i Ministrisë së Arsimit
Edhe një 5-vjeçar mund të futet në klasën e parë, me kushtin që të mbushë 6 vjeç brenda 31 dhjetorit të atij viti.
Këtë propozon Ministria e Arsimit dhe Sportit në projektligjin e ri të arsimit i nxjerrë në konsultim publik.
Për ekspertët e arsimit, që kjo të ndodhë nevojiten disa kushte.
“Ka studime në mbarë botën që mosha e pjekurisë së fëmijës për të vazhduar shkollën është mosha 6- vjeçare. Nëse do e fusim këtë, fëmija detyrimisht duhet të ndjekë një vit parashkollorin dhe të ketë një referencë të posaçme nga mësuesi”, thotë Fatmit Vejsiu, ekspert arsimi.
Ky propozim sipas Ministrisë së Arsimit, është bërë duke u mbështetur në ndryshimet e zhvillimit aktual të fëmijëve
Një nga ndryshimet e reja që propozon ministria është se nuk do lejohet në arsimin parauniversitar asnjë mësues apo punonjës i dënuar më parë për vepra penale që lidhen me të miturit.
Të tilla propozime vijnë pas rasteve të përdhunimeve dhe ngacmimeve seksuale që mësuesit kanë kryer me të mitur.
Sipas Ministrisë së Arsimit ky propozim bëhet për të mbrojtur fëmijët nga individë me potencial rreziku. Ky parashikim shihet si një mundësi më shumë për parandalimin e përsëritjes së veprës penale ndaj të miturive. Projektligji me të tilla ndryshime është në fazë konsultimi publik.
LEXONI GJITHASHTU:
- Në cilat shkolla në Tiranë ndodh diskriminimi i romëve
- Romët fitojnë në Strasburg kundër qeverisë shqiptare për diskriminim në shkolla
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid