SHBA-ja thirrje Maqedonisë së Veriut: Pranoni propozimin francez
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shkup, Kate Marie Byrnes i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut përmes një letre të hapur, që të pranojë propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Byrnes thekson se pranimi i këtij propozimi, do të sjellë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut.
“Anëtarësimi në BE do ta bëjë vendin tuaj më të fortë. Anëtarësimi në një organizatë ndërkombëtare, aq më pak pjesëmarrja në ato procese, është punë e vështirë dhe vjen me vendime të vështira. Por, pranimi i këtij propozimi do të thotë që më në fund do të keni një vend në tryezën e negociatave të anëtarësimit. I vendos vendet anëtare të BE-së, shumë prej të cilave janë partnere dhe aleate tuaj të ngushta, në një dhomë me ju”, shkruan ambasadorja amerikane.
Sipas saj, propozimi francez nuk cenon gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe se përmbajtja e tij më shumë është teknike.
Disa ditë më parë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i është drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e propozimit francez.
Ai nënvizoi se RMV-ja është në një moment kyç të historisë së saj kur 17 vite pas statusit kandidat, po hapet mundësia që të fillojnë bisedimet me BE-në.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:11 Franca thërret ambasadorin rus, akuzohet për sulme kibernetike që kanë prekur 10 vende evropiane
- 10:05 Irani paralajmëron: Nuk do i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-në nëse ata nuk zbatojnë rregullat
- 09:59 Izraeli mban zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish!
- 09:54 Bashkimi Evropian diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë, shkak sulmet e fundit
- 09:53 Rekord historik për filmin “Michael”, kalon 1 miliard dollarë në arkë
- 09:42 Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër