Berisha me krerët e degëve të Tiranës: Protesta e 7 korrikut bashkoi opozitën

12 Korrik 2022 | 19:27

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot një mbledhje me krerët e degëve të Tiranës, pak ditë pas protestës së 7 korrikut.

Ai u shpreh se protesta bashkoi opozitën dhe ishte sukses për Shqipërinë.

Sipas Berishës më 7 korrik në shesh ishte mbledhur opozita e vërtetë, ndërsa akuzoi qeverinë se po vjedh qytetarët, duke depozituara paratë në emër të të gjallëve por edhe të të vdekurve.

“Aspekti më i rëndësishëm i të gjitha aspekteve të tjera të kësaj proteste, ishte se për herë të parë prej vitesh, në shesh doli opozita e vërtetë. Dhe nëse më pyesni ju mua se çfarë ishte më e veçanta, më e rëndësishmja, më e jashtëzakonshmja, ishte opozita e vërtetë në shesh. Kjo përbën një ogur të madh të bardhë për Shqipërinë, në rrezik, për shpëtimin e saj,” – tha kryedemokrati ndërsa nënvizoi se shpëtimi vjen pikërisht nga Partia Demokratike, shoqëria civile dhe forca të tjera opozitare.

Në mbledhjen me krerët e degëve, Berisha solli në vëmendje se nëse opozita do të ishte në lartësinë e duhur, Edi Rama sot do të ishte në burg.

“Vjedhje dhe shpërdorime nga ky regjim monist. Sa do të lejojmë ne që të vidhen, të varfërohen në këtë mënyrë qytetarët shqiptarë, ne jemi përgjegjës. Nëse opozita do të kishte qenë në lartësinë e duhur, në misionin e vet, Edi Rama s’do të ishte kurrë sot në pushtet, do të ishte në burg për vjedhjen që ka bërë,” – tha Sali Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026