Pendarovski: Vendimi negativ i BE-së për Maqedoninë e Veriut nuk na dekurajon, do vazhdojmë reformat
Presidenti i MAqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka kritikuar vendimin e Bashkimit Evropian për të mos nisur bisedimet me MAqedoninë e VEriut për antarësim në familjen e madhe evropiane. Presidenti tha se vendimi është dëshpërues dhe me të drejtë qytetarët janë të nervozuar, por se prej këtij vendimi vetëm duhet të nxirren leksione të cilat do ta forcojnë shtetin dhe funksionimin e tij edhe më shumë. Pendarovski u tha qytetarëve se reformat që i ka nisur dhe po i vazhdon MAqedonia e Veriut nuk janë vetëm për BE-në, por edhe për vetë shtetin dhe qytetarët që duhet të jetojnë dhe gëzojnë shtet evropian.
“Ne jemi shtet evropian, dhe kemi të drejtë të jemi pjesë e shtëpisë së përbashkët evropiane. Neve nuk na duhet vetëm antarësimi formal në unionin. Ne duhet ta zbatojmë sistemin evropian në përditshmëri.Reformat, e sidomos ato për sundimin e së drejtës, doemos duhet të vazhdojnë pa asnjë kalkulim. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë nuk është vetëm kriter për antarësim por është edhe për vetë rendin kushtetues të shtetit. Marrëveshjet e firmosura me fqinjët tanë duhet ti realizojmë pasi janë themel i marrëdhënieve të mira që i kemi vendosur me fqinjët. Barabrësia e të gjithë etnive Greqinë dhe Bullgarinë, duhet ti zbatojmë, me qasje të drejtë nga të gjithë palët.Edhe të drejtat e barabarta të të gjitha etnive në shtet, doemos duhet të vazhdojnë pasi janë parakusht për kohezion të brendshëm dhe stabilitet të shteti”, deklaroi PEndarovski.
Pendarovski ka thirrur takim liderësh për këtë të dielë, dhe të gjithë kryetarët e partive më të mëdha në pushtet dhe në opozitë, tashmë e kanë konfirmuar prezencën. Do të flitet për hapat e ardhshëm që do ti marrë shteti pas refuzimit të BE-së që të nisë negociatata për antarësim me MAqedoninë e Veriut.
“Në emrin e shtetit tonë, i kam thirrur liderët e partive që ta riafirmojmë vizionin tonë për shtetin.Kam dërguar ftesë deri tek liderët e të gjithë partive më të mëdha parlamentare dhe opozitare.Të gjithë të ftuarit më kanë konfirmuar prezencë, për këtë të dielë. duhet të bashkohemi sërish për ardhmërinë tonë. Jam i bindur se vetëm nëse punpojmë bashkë do të korrim sukses”, tha Pendarovski.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik