LSI përgatitet për rikthimin e Metës, Braimllari: Ka nevojë për energji të reja
Në 25 Korrik, Lëvizja Socialiste për Integrim mban Konventën Kombëtare dhe pret rikthimin e Ilir Metës pas 5 viteve si President i Republikës.
Sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, shprehet se rikthimi i Metës nuk është vetëm një nevojë për LSI, por edhe për opozitarizmin në vend.
“Vendi ka nevojë për opozitën e Ilir Metës. LSI ka nevojë për energjinë e tij dhe për vendosmërinë e tij, por edhe për qartësinë e tij politike. Sot është shumë e nevojshme një parti me qartësi në qëndrimet që do duhet të mbaj në raport me qytetarë”, u shpreh Braimllari.
Sipas tij rikthimi i Metës do të pasohet edhe nga një process riorganizimi në LSI.
“Ka nevojë për një energji të re, ka nevojë për një dimension të ri jo vetëm politik por edhe struktura të LSI, nga baza në qendër. LSI gjithmonë ka prodhuar risi dhe ka prodhuar aksione politike dhe ne do kalojmë në një proces riorganizimi të brendshëm që do pasohet me zgjedhje në të gjitha nivelet deri në degë”, tha ai më tej.
Përgatitja e LSI do të jetë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale që paraqiten si shumë të rëndësishme për këtë parti që në zgjedhjet e 25 prillit 2021 pësoi një goditje shumë të fortë.
“Në duhet të përgatisim strukturat për zgjedhjet lokale, pasi janë shumë më të ndryshme nga zgjedhjet e përgjithshme, pasi janë në mes këshillat bashkiak, kandidatët për kryetarë bashkie dhe ne do e thërrasim Konventën për të miratuar, një rezoltë por edhe një aksion veprimi deri në zgjedhjet e ardhshme lokale”, tha ai më tej.
Pas rikthimit të Metës në LSI do të shihet se si do të jetë bashkëpunimi i saj me Partinë Demokratike të Sali Berishës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta