VIDEO | Tifozët boshnjakë përplasen me policinë jashtë stadiumit “Air Albania”

19 Korrik 2022 | 22:50

Tifozët boshnjakë të skuadrës Zrinjski Mostari janë përplasur me forcat e policisë jashtë stadiumit “Air Albania”, pas përfundimit të ndeshjes me Tiranën, e vlefshme për eleminatoret e Ligës së Konferencës.

Përmes pamjeve të siguruara nga Euronews Albania, shihet se tifozët hedhin sende si karrige dhe shishe qelqi në drejtim të policisë. Ndërkaq, policia ka përdodur gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët.

Në polici janë shoqëruar disa tifozë pas ndërhyrjes së FNSH-së. Mësohet se në stadium kanë qenë rreth 50 tifozë ultras, të skuadrës boshnjake.

Tirana u mposht me rezultatin 1-0 kundër boshnjakëve të Zrinjski Mostarit, duke treguar limite shqetësuese në lojë, por edhe në aspektin psikologjik.

Pjesa e parë nuk kishte shumë raste për Tiranën pasi boshnjakët kanë kontrolluar pothuajse të gjithë ndeshjen, madje duke humbur edhe disa raste.

Pjesa e dytë u mendua se do të ndryshonte për ekipin e drejtuar nga Orges Shehi por situata nuk ndryshoi. Tirana duhet të presë ndeshjen e kthimit e cila do të luhet më 28 korrik.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026