Rikthehet Doku Fest në Prizren
Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar, DokuFest do të jetë serish në Prizren gjatë gushtit. Drejtori artistik i Doku Fest Veton Nurkollari ka zbuluar se do të jenë rreth 250 filma që do të shfaqen në këtë edicion por kanë aplikuar 3000 të tillë, duke e konsideruar risi pjesëmarrjen e lartë.
Ai tha që filmat shqiptarë që kanë aplikuar këtë vit janë shumë cilësorë dhe garojnë në disa kategori. Ai veçoi filmin e Ronald Sejkos filmi i të cilit do të jetë në garën ballkanike të dokumentarëve. Përveç kësaj Z. Nurkollari tha se për herë të parë një film shqiptar konkurron në kategorinë e filmave për të drejtat e njeriut filmi “Sons of Cain”.
Gjatë fundit të korrikut organizatorët e Doku Fest do të jenë në Tiranë me 26 dhe me 27 korrik në Durrës, për të promovuar eventin dhe për ti njohur artdashësit për filmat që do shfaqen.
Doku fest përveç filmave nga e gjithë bota do të ketë edhe shfaqje për fëmijë dhe aktivitete kulturore dhe muzikore nga data 5-13 korrik.
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid