“MIK Korça” nis edicionin e 5-të, të pranishëm emra të njohur të muzikës

23 Korrik 2022 | 11:25

Festivali Ndërkombëtar ‘MIK KORÇA’ do të sjellë përsëri vlera muzikore dhe interpretive, zëra të njohur të muzikës shqiptare dhe të huaj, instrumentistë dhe kërcime.

Në edicionin e tij të pestë, ky festival pritet të kënaqë artdashësit korçarë, por të tërheqë dhe me dhjetëra turistë.

“Ka qenë ideja e të madhes Inva Mula dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim sepse në Korçë vijnë artistë nga e gjithë bota, vijnë artistë shqiptarë që kanë performuar në skenat e botës, kanë bërë emër dhe çojnë emrin e Korçës dhe Shqipërisë në botë. Në datën 29,30,31 Korrik unë i ftoj të gjithë të jenë në Korçë sepse përveç artistëve ne do të kemi një natë me balet, kemi të ftuar Ilir Shaqirin. Gjithashtu në 31 shkojmë në Prespë ku rezervojmë surpriza me veprat e trashëgimisë kulturore”, shprehet Zamira Kita.

Mik Festival do të sjellë sopranon e njohur Emilie Rose Bry, shqiptaren Elina Duni e artistë të tjerë me emër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026