Reagon për herë të parë Meta pas largimit nga presidenca

24 Korrik 2022 | 22:21

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas largimit nga detyra.

Ai ka zgjedhur një foto të familjes së tij për ta postuar me mbishkrimin: “Familja jonë nga sot është më e bashkuar. Paqe dhe mbarësi në familjet tuaja!”.

Meta shtërngoi duart me Bajram Begajn pas përfundimit të fjalimit të këtij të fundit në momentin që mori zyrtarisht presidencën e vendit.

Në 5 vite të mandatit të tij, Meta pjesën dërrmuese e pati në përballje dhe beteje me maxhorancën socialiste.

Meta është presidenti që i ka kthyer parlamentit më shumë ligje, 71 të tilla. Nga vetëm 1 është marrë parasysh nga Kuvendi. 66 dekrete janë rrëzuar, 6 ligje janë pranuar pjesërisht, ndërsa 1 ligj ende nuk është shqyrtuar.

Ilir Meta është i vetmi president që u shkarkua nga Parlamenti dhe që lirimin nga detyra ushtarake të pasardhësit te tij e bëri me një dekret të firmosur jashtë Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

UNICEF: Emigracioni dhe lindshmëria e ulët ulin numrin e fëmijëve në Shqipëri

Në Shqipëri, numri i fëmijëve po bie, ndërsa investimet në arsim dhe mbrojtje sociale mbeten më të ulëta krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Këto...
17:33 | 19/06/2026

Mbi 5000 vizita në qendrat shëndetësore verore vetëm në 2 javët e qershorit

Më shumë se 5000 pushues vendas dhe të huaj janë drejtuar në Qendrat shëndetësore verore për ndihmë mjekësore. Problematikat e tyre kanë qenë nga më...
17:27 | 19/06/2026

Sindikata e Universiteteve të Shqipërisë: Mbështesim protestat dhe mobilizimin qytetar, qeveria të dëgjojë kërkesat e tyre

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, ka shprehur këtë të premte mbështetjen e saj për mobilizimin qytetar që po zhvillohet në Tiranë dhe qytete...
17:00 | 19/06/2026