KE miraton për përdorim vaksinën kundër lisë së majmunëve
Komisioni Europian miratoi vaksinën kundër lisë së majmunëve, në një kohë që vetëm dy ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli emergjëncë shëndetësore globale.

Imvanex është vaksina e miratuar vetëm për linë, por do të përdoret edhe për linë e majmunëve në një kohë që ende nuk është hedhur në treg nga kompanitë farmaceutike një vaksinë e posacme kundër lisë së majmunëve.

“Komisioni Evropian ka zgjatur autorizimin e vaksinës së kompanisë për linë, për ta përfshirë në mbrojtjen kundër lisë së majmunëve”, u shpreh në një deklaratë vetë kompania prodhuese Bavarian Nordic.
“Miratimi vlen për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe në Islandë, Litenshtajn dhe Norvegji”, citohej më tej në komunikatën zyrtare.
Deri në këto momente, mbi 16.000 persona rezultojnë të infektuar në 72 shtete të botës.

Në BE që prej vitit 2013 vaksina Imvanex ka marrë miratimin për përdorim kundër lisë.
Edhe më herët ishte shqyrtuar përdorimi i vaksinës kundër lisë për shkak të ngjashmërisë së virusëve që shkaktojnë linë dhe linë e majmunëve.

Lia e majmunëve është më pak e rrezikshme dhe më pak e infektuese sesa lia, e cila u zhduk më 1980.
Simptomat e lisë së majmunëve janë temperatura, kokëdhimbja, dhimbja e muskujve dhe shpinës. Simptomat zgjasin për pesë ditë.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve