Çfarë përfitojmë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë? Përgjigjet ministrja

27 Korrik 2022 | 11:22

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj dha sot detaje nga marrëveshja e pensioneve me Italinë.

Në një konferencë për mediat, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori italian Fabrizio Bucci, ministrja sqaroi se do të njihen vitet e punës sipas ligjeve të të dy vendeve.

“Sot është ditë fitoreje që pasi sot ne kemi të drejta të barabarta nëse punojmë në Shqipëri apo Itali.  Marrëveshja mbulon pensionet e pleqërisë, mbulon sigurimin për përfitimet për sëmundjen dhe mbulon sigurimin për papunësinë. Është një marrëveshje e gjerë e plotë. Çdo shqiptar që prej vitesh punon në Itali apo një pjesë të viteve në Itali dhe një pjesë Shqipëri, do të njihen vitet e punës sipas ligjeve të të dy vendeve”, u shpreh Ibrahimaj.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama dha lajmin se  Shqipëria dhe Italia  kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.

“Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi,” shkroi Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026