600 fëmijë talasemikë në Shqipëri, ende ndërgjegjësim i ulët për dhurime gjaku

27 Korrik 2022 | 21:08

600 fëmijë talasemikë në Shqipëri kanë nevojë për gjak thuajse cdo javë, ndërsa numri i dhurimeve është thuajse në shifra të njëjta me vitin e kaluar.

Nevojës së tyre permanente për gjak u përgjigjen familjarët si vullnetarë, në raste kur ata nuk vuajnë nga talasemia, pasi ende fushatat  nuk arrijnë të grumbullojnë dhurime në rang kombëtar, ndonëse grupet janë thuajse cdo ditë në terren.

Burime pranë qendrës kombëtare të transfusionit të gjakut e ngrejnë këtë shqetësim dhe thonë se në 10 ditë një fëmijë me talasemi, ka nevojë për 2 njësi gjak.

 “Fëmijët talasemikë janë rreth 600 dhe kanë shumë nevojë për gjak. Mesatarishtmarrin 2 qese çdo 10 ditë. Familajrët e tyre nuk dhurojnë dot. Gjaku që marrim nga vullnetarët shkon për fëmijët talasemikë”.

 Sa i përket kategorizimit, dhurimet familjare mbajnë peshën kryesore ndërsa ato vullnetare mbeten ende në shkallë të ulët ndërgjegjësimi.

Ne bazohemi te dhurimet familjare e vullnetare. Dhurimet familjare janë më tepër sepse sipas skedës kirurgjikale që ekziston për spitalin nuk hyn asnjë pacient në operacion pa dhuruar gjak një pjesëtar i familjes”, thanë burime për Euronews Albania

Bluzat e bardha bëjnë apel për dhurime vullnetare të gjakut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022