Bursa për maturantët me mesatare mbi 8.5 që zgjedhin programet prioritare

28 Korrik 2022 | 16:09

Disa programe të mësuesisë, inxhinierisë, shkencave të bujqësisë dhe mjedisit prej vitesh kanë rënie të interesit të studentëve për t’ i zgjedhur. Por nga ana tjetër sipas Ministrisë së Arsimit ka kërkesa nga tregu i punës.

Për këtë arsye për herë të parë këtë vit akademik maturantët me mesatare mbi 8.5 që zgjedhin një nga këto 35 programe do marrin bursë mujore prej 32 mijë lekësh si dhe do përjashtohen nga tarifa vjetore.

“Ju garantohet bursa e studimeve për të gjitha vitet pasardhëse në rast se ata përmbushin kriterin e notës mesatare. Në rastin e fushave prioritare duhet të garantojnë notën deri në përfundim të ciklit”, thotë zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit, Albana Tole.

Vetëm në Universitetin Bujqësor janë 15 nga 35 programet e shpallura si prioritet kombëtar.

Këto programe studimi të Universitetit Bujqësor janë shpallur prioritet kombëtar për shkak të interesit të ulët të studentëve për të studiuar. Vetëm në katër prej tyre në tre vitet e fundit pa pasur nga 10 deri në 5 studentë.

“Unë e shpjegoj me një rënie të interesit për të studiuar ne programet e bujqësisë në tërësi të të rinjve. Janë programe që kërkohen më shumë nga tregu i punës. Inxhinierët e pyjeve p.sh., për ata që mbarojnë inxhinieri pyjore e kanë pothuajse të garantuar punën  e tyre, ne kemi kontakte të vazhdueshme me ministrinë e mjedisit që na kërkon informacion për studentët e diplomuar për t’i përfshirë në strukturat e veta”, shprehet Ilir Kapaj, zëvendës rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Aplikimet për shkollën e lartë nisin me 29 korrik në portalin u-albania për çdo maturant me mesatare mbi 6.5.

“Sektorët e caktuara si prioritet kanë nevoja për këto figura. Turizmi është një sektor kyç në zhvillimin ekonomik të vendit, nevoja për të formuar persona në këto fusha është detyrimisht e madhe”, thotë zv.ministrja e Arsimit.

Maturantët që zgjedhin degët prioritare kanë detyrimin ligjor që pas diplomimit të punojnë në sektorin shtetërore të paktën 3 vite.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026