Sassoli takon Zaevin në Shkup: “Vendet refuzuese po ndërrojnë mendje”
Kryetari i Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut, siguron se shtetet që ishin kundër nisjes së negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, tashmë kanë filluar të ndërrojnë mendim.
Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, Sassoli tha se vendimi i fundit i BE-së për të mos nisur bisedimet me Maqedoninë e Veriut nuk është dështim i procesit, por vetëm një ngecje e vogël.
“Në këtë moment, qeveri të caktuara janë në një fazë të ndërrimit të mendjes dhe po i shqyrtojnë vendimet që kanë marrë. Do ta theksoj se nuk kishte një ‘Jo’ e prerë, kishte vetëm një shtyrje të vendimit dhe jo refuzim”, deklaroi kryetari i Parlamentit Evropian, Sassoli.
Kryeministri Zoran Zaev tha se Maqedonisë së Veriut i është bërë padrejtësi me mosdhënien e datës për nisjen e bisedimeve. Por, Zaev është edhe më optimist.
“Të gjithë kishim pritje të arsyeshme, megjithatë duhet të vazhdojmë me reformat. Këto reforma, më së shumti na duhen neve këtu në shtëpi. Duhet të bëhemi gati për monitorim më rigoroz. Nëse duam një Ballkan të sigurtë kemi perspektivë”, theksoi kryeministri Zaev.
Maqedonia e Veriut është shteti i parë që kryetari i Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli, po viziton, që kur ka marrë detyrën e kryetarit. Këtë, siç ka theksuar ai, e ka bërë për të bindur Maqedoninë e Veriut se puna e saj vlerësohet dhe se, së shpejti do të shpërblehet. Qëndrime të njëjta, Sassoli pati edhe në takimin me studentët e Maqedonisë së Veriut, zhvilluar më herët gjatë së hënës në zyrat e BE-së.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik