Rama tregon pse shkarkoi Zef Mazin dhe i besoi negociatat Majlinda Dhukës
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me ekipin e negociatave me Bashkimin Europian dha arsyen pse shkarkoi Zef Mazin si kryenegociator.
Rama nënvizoi se Mazi ka bërë një punë të mirë deri në momentin për hapjen e negociatave. Por, sipas tij ky proces tashmë kërkon një profil shumë teknik, siç është ai i Majlinda Dhukës.
“Vendosja e kryenegocitores së re nënvizon ndryshimin e natyrës së marrëdhënieve mes nesh dhe BE-së përmes kryenegociatorit si urë. Ambasadori Mazi bëri një punë shumë të lavdërueshme diplomatike, një krah shumë i rëndësishëm për mua dhe ministren deri në momentin që u hapen negociatat.
Natyra teknike e procesit kërkon një profil shumë teknik. Dikush thoshte që e kërkova në google emrin e kryenegociatores dhe nuk e gjeta. Kjo është pikërisht arsyeja pse ka një ndryshim themelor. Ka shumë njerëz në administratën tonë nuk i gjen në google, por pa të cilët administrata jonë nuk funksionon dot”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në