Arben Kraja në SHBA, u prezanton arritjet e SPAK amerikanëve

2 Gusht 2022 | 09:03

Arben Kraja, drejtuesi i SPAK së bashku me drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Veizaj ndodhen në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesë e këtij delegacioni është edhe prokurori Vladimir Mara, i cili po heton disa dosje të nxehta në Prokurorinë e Posaçme.

Vizita në Washington do të zgjasë një jave dhe ata do të takohen me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe atij të drejtësisë.

Ndërsa takime të veçanta do të ketë me zyrtarë të FBI e cila heton çdo krim federal në Amerikë, ku përfshihet dhe korrupsioni si dhe zyrtarë të DEA, agjencisë që heton trafikun e drogës.

Në njoftimin zyrtar SPAK sqaron së qëllimi vizitës është prezantimi i arritjeve të kësaj strukture gjatë këtyre tre viteve.

Gjithashtu, përmes kësaj vizite SPAK synon të forcojë bashkëpunimin me FBI-në dhe DEA-n me synimin rritje ne ndjekjes penale ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Vizita në SHBA e drejtuesit të SPAK dhe atij të BKH vjen në një kohë që Prokuroria e Posaçme gjatë korrikut ka marrë në pyetje disa zyrtarë të lartë për disa hetime të nisura siç janë koncesionet në shëndetësi apo për abuzime të dyshuara në tenderë publikë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione para Parlamentit, qëllohet sërish në drejtim të deputetëve, shoqërohen në polici 5 persona

Sot në orën 10:00 është zhvilluar organizimi i radhës nga protestuesit kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Qytetarët janë mblidhur para...
09:23 | 02/07/2026

Rama: Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat

Gjatë takimit me pensionistët, kryeministri Edi Rama ka paraqitur edhe një herë qëndrimin e qeverisë lidhur me politikat e investimeve të huaja në sektorin e...
08:48 | 02/07/2026

Rama takim me pensionistët: Të gjitha të ardhurat shtesë nga taksat e naftës do të shkojnë për pensionet

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë detaje të reja mbi bonusin e fundit të akorduar nga qeveria për pensionistët, duke u ndalur te burimi i financimit...
08:35 | 02/07/2026