Protestë dhe reagime për vdekjen e 7-vjeçares, 5 ngjarjet kryesore

4 Gusht 2022 | 14:38
  • ‘Nuk e vrau varka, por shteti’, sot protesta për vdekjen e 7-vjeçares
Foto: Euronews Albania

Ditën e sotme në orën 19:00 është paralajmëruar zhvillimi i një proteste për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë.

Protesta do të mbahet para Godinës së Ministrisë së Brendshme. Tubimi është njoftuar në rrjetet sociale, ndërkohë që dhe politikanë të opozitës kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

Lexoni më shumë: ‘Nuk e vrau varka, por shteti’, sot protesta për vdekjen e 7-vjeçares

  • Si i shpëtoi drejtësisë Tase, u hetua për lejimin e mbjelljes së kanabisit
Arjan Tase

Në prill të vitit 2021 Prokuroria e Vlorës do të kërkonte pezullimin nga detyra të 5 oficerëve të komisariatit të Himarë, ndër të edhe të drejtuesit të tij Arjan Tase.

Efektivi policisë, autor i tragjedisë në Himarë së bashku me 5 kolegë të tij u akuzua nga prokuroria për shpërdorim detyre.

Ata më veprimet dhe mos veprimet e tyre kishin favorizuar mbjelljen e 12 mijë bimëve kanabis në disa zona në fshatra të njësisë administrative  Hore Vranisht.

Lexoni më shumë: Si i shpëtoi drejtësisë Tase, u hetua për lejimin e mbjelljes së kanabisit

  • ‘Shkova si prind, si qytetar’, Gledis Nano në familjen e 7-vjeçares Avdia
Gledis Nano, drejtor i policisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka shkuar të enjten për një vizitë në familjen Avdia, që dy ditë më parë humbi vajzën 7-vjeçare nga aksidenti tragjik në Himarë.

Në një prononcim për mediat pas vizitës së ngushëllimit në familje Avdia, Nano kërkoi të mos keqinterpretohej prania e tij, teksa theksoi se kishte shkuar pranë tyre si prind dhe qytetar.

Lexoni më shumë:Shkova si prind, si qytetar’, Gledis Nano në familjen e 7-vjeçares Avdia

  • Meta në familjen Avdia: Ministrat përgjegjës duhet të jepnin dorëheqjen

Ilir Meta e cilësoi papërgjegjshmëri dhe brutalitet të qeverisë ndaj qytetarëve tragjedinë e ndodhur 2 ditë më parë në Himarë ku një 7 vjeçare humbi jetën e goditur nga skafi që drejtohej nga ish-polici Arjan Tase.

Në një prononcim për mediat pas vizitës së ngushëllimit në familjen Avdia, kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se të gjithë ministrat përgjegjës për zbatimin e ligjit duhet të kishin dhënë dorëheqjen ose duhet të ishin shkarkuar pas ngjarjes së rëndë.

Lexoni më shumë: Meta në familjen Avdia: Ministrat përgjegjës duhet të jepnin dorëheqjen

Ilir Meta
  • Berisha në familjen e 7-vjeçares: Krimi u krye nga një njeri i qeverisë

Kryetari i PD, Sali Berisha në prononcim për mediat pas vizitës së ngushëllimit të familjen Avdia, e cilësoi ngjarjen një krim monstruoz të kryer nga një njeri i qeverisë.

“Ky akt u krye nga një njeri i qeverisë me një mjet monstruoz krimi, siç ishte skafi me 600 muaj fuqi”, tha Berisha.

Teksa e cilësoi këtë një krim qeveritar, kryedemokrati u shpreh kritik me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj politikës dhe mediat që denoncoi krimin.

Lexoni më shumë: Berisha në familjen e 7-vjeçares: Krimi u krye nga një njeri i qeverisë

Sali Berisha
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026