Shemsi Prençi: Skafi në Himarë jo mjet turizmi, por për veprimtari të paligjshme
Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi thotë se skafi që përplasi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin e Potamit në Himarë dy ditë më parë, që drejtohej nga ish-efektivi Arjan Tase, nuk është mjet turizmi, por mjet që përdoret për veprimtari të paligjshme.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Prençi u shpreh se ky lloj mjeti lundrues me dy motorë të fuqishëm nuk mund të drejtohet nga qytetarët e thjeshtë, por nga personat me mbrojtje shtetërore.
“Ajo çka kam konstatuar me keqardhje edhe në prononcimet publike, është se mjeti motorik që i mori jetën 7-vjeçares, nuk është mjet turizmi, nuk është mjet për guida turistike, por është mjet për operacione të shpejta. Mjeti me dy motorë të fuqishëm, janë mjete për operacione të shpejta, do të thotë për veprimtari të paligjshme.
Institucionet shtetërore nuk kanë pse fshihen prapa gishtit. Qoftë Ministria e Brendshme, qoftë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Atë e përdorin ata të cilët kanë mbrojtje shtetërore, të cilë mbështesin grupet kriminale”, theksoi Prençi.
Prokuroria e Vlorës ka rrëzuar të gjithë hetimin e bërë nga Agjensia për Mbikqyrjen Policore për Arjan Tasen, për të cilin ngriti akuzën e vrasjes nga pakujdesia.
Akuza e qytetit bregdetar ka dërguar dosjen në gjykatë dhe mbi Tasen ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.
Sipas hetimit të deritanishëm, Tase ka kryer manovra të rrezikshme me gomonen duke sjellë si pasoje goditjen me helikat e motorrit te vajzës 7-vjeçare, e cila humbi jetën menjehrë.
Në dëshminë e tij, ai sqaroi se gomonia kishte marrë gaz në mënyrë të pavullnetshme, gjë që solli humbjen e kontrollit nga ana e tij.
LEXONI GJITHASHTU
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)