Pse nuk u shkarkua Basha për 21 janarin? Berisha për Euronews Albania nga protesta

4 Gusht 2022 | 20:06

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se ngjarja e 21 janarit në vitin 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues, është e ndryshme nga vdekja e 7-vjeçares në Himarë, të ndodhur dy ditë më parë.

Pyetur nga “Euronews Albania”, se pse nuk shkarkoi Lulzim Bashën asokohe nga posti i ministrit të Brendshëm, teksa sot kërkon shkarkimin e Çuçit, Berisha u shpreh se më 21 janar, Edi Rama bëri një demonstratë për të ardhur në pushtet me dhunë.

“A mund të më thoni një rast kur ka ndodhur kjo kur ka qenë Lulzim Basha ministër? 21 janari është krejtësisht tjetër, erdhi i solli Edi Rama për të marrë pushtetin me dhunë dhe natyrisht në mënyrë tragjike, por ajo ishte një demonstratë që kishte sipas të gjithë komunitetit ndërkombëtar, agjendë marrjen e pushtetit.

Kurse vogëlushja e vogël, kishte ëndrrat e saj më të bukura për Shqipërinë dhe për Jonin dhe kishte ardhur për t’i bërë ëndrrat realitet. Ju po i bëni gjërat të pakrahasueshme. Kishim të bënim me një akt për marrje me dhunë të pushtetit”, deklaroi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026