Tragjedia në Himarë, Nano: Policia nuk është informuar nga institucionet përkatëse

5 Gusht 2022 | 16:43

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka kërkuar bashkëpunim mes institucioneve të Prefekturave, Bashkive dhe të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Me anë të një shkrese drejtuar ditën e sotme institucioneve përkatëse, Nano kërkon angazhim të të gjitha hallkave për të monitoruar dhe kontrolluar zbatimin e ligjit në fushën e turizmit.

Sipas tij, Policia e Shtetit nuk është informuar periodikisht mbi masat e marra nga institucionet përkatëse, të cilat lejojnë licensimin për zhvillimin e aktiviteteve detare, apo pajisjen me leje drejtimi të mjeteve motorike lundruese.

Ndër të tjera, në shkresë thuhet se siguria në dete dhe plazhe është prioritet i veprimtarisë së intitucioneve shqiptare, ndaj dhe Nano kërkon ndihmën e tyre, pasi Policia e Shtetit nuk mund ta garantojë këtë e vetme nëse nuk ka bashkëpunim.

Nano shkarkoi të gjithë zinxhirin drejtues të Policisë Kufitare të Vlorës pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf.

Drejtuesi i skafit, ishte Arjan Tase, efektiv policie i cili u përjashtua nga Nano.

Këtë të premte, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Tasen dhe akuza që është ngritur mbi të  është ajo e vrasjes me dashje indirekte.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026