Përmbyset autobusi në Bullgari, 8 fëmijë të plagosur
16 Gusht 2022 |
16:53
Një autobus me 48 pasagjerë është përmbysur në Bullgari, në autostradën Trakia.
Sipas Ministrisë bullgare të Shëndetësisë, nuk pati viktima, ndërsa 12 persona u plagosën, tetë fëmijë dhe katër të rritur.
Ministria njoftoi gjithashtu se nga aksidenti janë lënduar rëndë një fëmijë dhe një i rritur. Të gjithë pasagjerët e lënduar u transportuan në spitalin e Stara Zagorës, që është më afër vendit të aksidentit.
Në autobus ndodheshin 38 fëmijë dhe 11 të rritur, ndërsa sipas mediave bullgare pasagjerët kanë mundur të dalin nga automjeti i përmbysur përmes xhamave, që i kanë thyer.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut