‘I vetmi vend që shpik investitorë’, Meta: Paratë po keqpërdoren me koncesione

18 Gusht 2022 | 20:50

Kreu i partisë së lirisë, Ilir Meta tha sot në një takim me strukturat e partisë në Elbasan se Shqipëria është vendi i parë në Europë për dhënien e koncesioneve.

Sipas tij, paratë e qytetarëve po keqpërdoren për të shpikur investitorë strategjikë.

“Jemi të parët në Europë për kontrata koncesionare, që janë shumica të bëra me porosi për emra të caktuar të lidhur me qeverinë me rrezik të jashtëzakonshëm, të kritikuara nga FMN e BE dhe me rreziqe që i merr përsipër populli dhe buxheti i shtetit. Kemi ligje të bëra me emra; jeni dëshmitarë të ligjeve që ja kam kthyer parlamentit. Kemi ligjin për investitorët strategjikë, që shpik investitorë strategjikë, që janë thjesht klientë të qeverisë”, tha Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026