Bytyçi: Marrëveshja me Kishën Ortodokse të Serbisë, fundi i qeverisë Abazoviç
“Abazoviç me nënshkrimin e marrëveshjes me Kishën Otrodokse të Serbisë nënshkroi fundin e qeverisë së tij”.
Kështu u shpreh për Euronews Albania, analisti Enver Bytyçi për rrëzimin e qeverisë së Abazoviç në Mal të Zi.
“Kjo do të thotë që pronat e Kishës Ortodokse të Serbisë të emërtohen dhe të numërohen si prona të Kishës Serbe. Marrëveshja i hap rrugën mësimit fetar në shkollat publike të Malit të Zi. Njihet subjektiviteti i Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi. Njëkohësisht marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe i jep asaj kompeteca juridike në fusha të ndryshme. Këto cenojnë parimet dhe institucionet e Malit të Zi”, u shpreh Bytyçi.
Sipas tij, euforia e Abazoviç e bëri atë që të binte nga pushteti.
Pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi votoi në orët e para të mëngjesit mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviçit. Qeveria është rrëzuar me 50 vota pro dhe një kundër. Pas këtij vendimi Abazoviç do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona