Protesta në Ballkan, vazhdojnë tubimet masive në Serbi dhe Bullgari
Disa mijëra njerëz u mblodhën para ndërtesës së parlamentit serb në Beograd mbrëmjen e së shtunës për të pestën natë radhazi kundër politikave të qeverisë për rivendosjen e masave kufizuese kundër përhapjes së mëtejshme të Covid-19.
Protestuesit, shumica e të cilëve mbanin maska, ecnin përpara ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin serb, duke i bërë thirrje Presidentit Aleksandër Vuçiç të japë dorëheqjen.
Protesta të ngjashme paqësore u mbajtën edhe në Novi Sad, Zrenjanin, Cacak dhe Nish.
Bullgaria po ashtu është përfshirë nga valë të shumta protestash antiqeveritare. Protestat janë organizuar nga një iniciativë qytetare për reformat në drejtësi, të quajtur “Drejtësi për të gjithë”.
Presidenti i vendit Ruman Radev, i bën thirrje qeverisë së qendrës së djathtë të tërhiqet dhe kryeprokurorit të japë dorëheqjen si mënyra e vetme për të lehtësuar tensionet në rritje dhe t’u japë fund protestave masive në të gjithë vendin, të cilat janë edhe më të rrezikshme për shkak të Covid-19.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve