Roland Bejko: Pa Grupin Parlamentar, Berisha mbetet jashtë politikës
Për anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko, kryedemokrati Sali Berisha mbetet jashtë politikës nëse nuk ka Grupin Parlamentar.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Bejko nënvizoi se nëse Berishës i del kundra, ai të përjashton dhe më pas të anatemon.
“Berisha e ka kuptuar që pa Grupin Parlamentar është jashtë politikës, në rrugë. Opozita ka disa detyra kushtetuese që duhet t’i realizojë brenda parlamentit. PD-ja është në duart e Berishizmit. Berishizmi është një mënyrë e kamufluar e punizmit e cila sundon brenda një partie politike.
PD-ja vazhdon të drejtohet nga punizimi i përfaqësuar nga zoti Berisha. Berishës po i dole kundra të përjashton, kur të përjashton të anatemon. Të vë etiketa, je bashkëpunëtor i kundërshtarit politik, i shitur. Evidenton armiqtë, me qëllim që të mbajë pjesën e militantëve”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit
- 10:38 Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
- 10:38 Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë