Deklaratat Kurti-Vuçiç pas marrëveshjes për dokumentet | 5 zhvillime kryesore

28 Gusht 2022 | 18:04
  • Reciprocitet i plotë deri në arritjen e marrëveshjes me Serbinë, thotë Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se vendi është i interesuar që të arrihet marrëveshje me Serbinë, e cila do të kishte në qendër njohjen reciproke.

Deklaratën, Kurti e dha gjatë një fjalimi para Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është edhe partia në pushtet.

Sipas tij, në mungesë të një marrëveshjeje, Kosova do të vendosë reciprocitet të plotë.

Lexoni për më shumë: Reciprocitet i plotë deri në arritjen e marrëveshjes me Serbinë, thotë Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
  • Vuçiç: Marrëveshja për dokumentet nuk nënkupton njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbsë, Aleksandar Vuçiç e cilësoi pozitive marrëveshen e arritur për dokumentet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Megjithatë, Vuçiç theksoi se marrëveshja është verbale dhe se nuk do të thotë është njohur Kosova si shtet i pavarur, shkruan Euronews Serbia.

Lexoni për më shumë: Vuçiç: Marrëveshja për dokumentet nuk nënkupton njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbsë, Aleksandar Vuçiç
  • ‘NATO mbetet vigjilent’, Stoltenberg për marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me dokumentet.

Pëmes një postimi në rrjetet sociale, Stoltenberg u shpreh se inkurajon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për zgjidhjen e çështjeve të tjera që janë ende të pazgjidhura përmes dialogut.

Stoltenberg nënvizoi se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i po mbetet vigjilent në lidhje me situatën aktuale.

Lexoni për më shumë: ‘NATO mbetet vigjilent’, Stoltenberg për marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
  • Varhelyi përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi

Komisioneri Evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi përshëndeti sot marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për dokumentet personale dhe shprehu shpresën se ajo shënon një epokë të re të përparimit real në dialog.

Diplomati njoftoi në Twitter se dialogu duhet të bazohet në marrëveshje të ndërsjella dhe zbatimin e tyre.

Lexoni për më shumë: Varhelyi përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi

Oliver Varhelyi
  • Arritja e marrëveshjes për dokumentet, reagon DASH: Zhbllokim i të ardhmes europiane

DASH ka reaguar për Gazetën Express pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për qarkullim me letërnjoftime.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit nëpërmjet dialogut, Kosova dhe Serbia do të zhbllokojnë të ardhmen e tyre europiane.

Lexoni për më shumë: Arritja e marrëveshjes për dokumentet, reagon DASH: Zhbllokim i të ardhmes europiane

Departamenti Amerikan i Shtetit

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026