‘Krizë legjitimiteti’, Gështenja: Janë krijuar struktura paralele në PD
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja thotë se kryedemokrati Sali Berisha ka krijuar struktura paralele në këtë forcë politike.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Gështenja u shpreh se në bazë janë dy struktura paralele dhe palët nuk e njohin njëra-tjetrën.
Sipas tij, përveç krizës politike, në Partinë Demokratike ka edhe një krizë legjitimiteti.
“Sot në Partinë Demokratike ka një krizë, veç krizës politike ka një krizë legjitimiteti mes palëve, duhet pranuar. Palët, ndoshta janë më shumë se dy, por palët nuk njihen. Nuk është e tepër të thuhet që sot që ne flasim, kemi struktura paralele të ndërtuara, të ngritura nga Rithemelimi. Aktualisht, kemi PD-në zyrtare që ishin strukturat zyrtare që kanë mandat 4-vjeçar dhe paralel me këto struktura janë ngritur strukturat e Rithemelimit. Nëse zbret dikush në terren, në bazë kemi dy palë struktura”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit
- 10:38 Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
- 10:38 Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë