‘Shtatori do jetë i nxehtë’, Balliu: Opozita aksion në të gjithë vendin
Shefi Organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu thotë se muaji shtator do jetë i nxhetë politikisht, teksa pritet edhe fillimi i protestave nga ana e opozitës.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Balliu u shpreh se opozita do të jetë në aksion të përditshëm në të gjithë territorin e vendit.
“Shtatori, jo nga deklaratat, por më shumë vjen nga nevoja për të qenë i nxehtë. Nevoja për të pasur një opozitë po aq sa denoncuese në skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë, po aq sa një opozitë e cila është në një aksion të përditshëm në të gjithë territorin e vendit. SHtatori duhet të jetë fillimi, por vazhdimësia e aktivitetit politik të opozitës, duhet të ketë si mision në radhë të parë përçimin e mesazhit, informimin e qytetararëve për situatën aktuale”, theksoi Balliu.
Sipas Balliut, aksioni për rrëzimin qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, nuk duhet të jetë vetëm i opozitës, por edhe i qytetarëve shqiptarë.
Balliu nënvizoi se qytetarët nuk janë të kënaqur për faktin që paguajnë taska të larta, çmimin e lartë të naftës, apo edhe mungesën e ujit të pijshëm.
LEXONI GJITHASHTU
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit
- 10:38 Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
- 10:38 Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë