Në burg se donte vajzën e ambasadorit, Tushe: 8 vjet dënim si agjent i huaj

2 Shtator 2022 | 10:33

Ernest Tushe, ish-i përndjekur politik tregoi momentin kur u arrestua, sepse kishte nisur një romancë me vajzën e ambasadorit italian në Shqipëri në atë kohë.

“Isha duke dalë nga dyert e ambasadës dhe pasi eca pak, më thirrën, isha me biçikletë. Më çuan direkt te 313-ta, në zyrat e hetuesisë. Akuzën e kisha shumë të rëndë,” – tregoi ai, ndërsa shpjegoi se mbi të rëndonte vepra penale e spiunazhit, por me shumë agjentura.

Arsyeja ishte sepse përveç të dashurës së tij, vajzës së ambasadorit, Tushe takonte dhe moshatarë të tjerë të ambasadave të tjera, sepse ishin miq.

Më dënuan 8 vjet dhe më çuan në Spaç, tha ai.

“Kur shkova në Spaç gjeta shumë të rinj, gjeta shokë, u bëmë shokë aty. Siç duket ata që ishin në burg u vjetruan dhe nuk punon dot, ishte punë e rëndë, atëherë çfarë u bë? U bë kjo që filluan në çdo moment arrestonin të rinj,” – tregoi Tushe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026