‘Ndihem e rrezikuar me 6 fëmijët’, përlotet bashkëshortja e Arsen Muskurtit

2 Shtator 2022 | 19:07

Erisa Haspepa, bashkëshortja e Arsen Muskurtit i cili dy ditë më parë vrau vëllanë dhe kunatën kërkoi ndihmë nga shteti për të mbrojtur atë dhe 6 fëmijët.

Në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania, Haspepa tha se ndihet e rrezikuar pasi ka 6 fëmijë, nga të cilët njëri i mitur vetëm 1 vjeç.

“Ndihem shumë e rrezikuar për veten dhe fëmijët, ndihem e pambrojtur. Kam shkuar në një vend që nuk e di se ku jam, me 6 fëmijë me një bebe. Fëmijët e mi janë nevojë për psikologë, kërkoj mbrojtje për vete dhe fëmijët që të kthehem në shtëpi”, u shpreh mes lotësh Haspepa.

Ajo kërkoi që t’i krijohet mundësia të jetojë e qetë me fëmijët e saj, të cilët siç tha nuk kanë asnjë faj për konfliktet e babait të tyre, ashtu sikurse janë të pafajshëm fëmijët e viktimës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026