‘Alibeaj të tërhiqet’, Hajdari: Berisha u zgjodh kryetar nga votat e demokratëve
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari deklaroi se Enkelejd Alibeaj duhet të tërhiqet dhe të njohë Sali Berishën si kryetar të kësaj force politike.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hajdari theksoi se Alibeaj dhe çdo deputet, duhet të respektojë vullnetin e demokratëve, të cilët zgjodhën me votë lidershipin e partisë.
“Mendoj që është në vlerën e çdo deputeti që të respektojë votën e demokratëve. Çdo deputet, kur bëhet pjesë e parlamentit shqiptar, mbështetet nga elektorali demokrat. Në momentin që ne flasim, deputetët duhet të kuptojnë që elektorali apo anëtarësia e Partisë Demokratike ka zgjedhur një lidership të ri.
Në fund të fundit, mendoj që është në vlerën e çdo deputeti të respektojë vullnetin e elektoratit që ka. Elektorati i zotit Alibeaj, apo elektorali im, elektorali i çdo personi që është pjesë e Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipërisë, duhet të respektojë elektoralin e kësaj force politike”, u shpreh ajo.
LEXONI GJITHASHTU
- Rudina Hajdari: Përçarja dhe lufta për poste brenda PD-së i shërben Ramës
- Meta: Shumë shpejt nisim protestat, datën do ta mësoni brenda 24 orëve
- Meta për padinë ndaj ‘Dosjeve’: SPAK ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër