Mbyllet Këshilli Politik, Rama: Diskutimi, pozitiv. Hapja e listave nuk është më variant, por angazhim i PS

20 Korrik 2020 | 14:50

Ka përfunduar pas disa orësh mbledhja e Këshillit Politik me praninë edhe të kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat kreu i qeverisë i cilësoi pozitive diskutimet e sotme, ndërsa shprehu gatishmërinë e mazhorancës për të vijuar me diskutimet edhe nesër por sipas tij PD kishte kërkuar më shumë kohë.

Kryeministri tha se çështja e listave të hapura tashmë nuk është më variant, por një angazhim i PS si partia më e madhe në vend.

“Kemi një qëndrim shumë të qartë dhe ka një realitet politik që imponon një qasje që për ne është e diktuar si forca më e madhe, por që kemi edhe detyrimin të krijojmë një proces dhe të arrijmë një rezultat ku nëse të gjitha palët nuk janë 100 për qind me të gjithë, të paktën secili të ketë pjesën e vet dhe në këtë aspekt është e rëndësishme të diskutojmë, të vazhdojmë të diskutojmë.

Ne mund të vazhdonim pa ndërprerje, por opozita kërkoi kohë. Por ndërkohë kemi një kalendar që ka një kufi të përcaktuar, që është fundi i korrikut.

Koha ka kufizimin e vet, sepse hapja e listave për ne tashmë nuk është variant, por angazhim karshi njerëzve dhe ne si partia e më e madhe dëshirojmë t’i përfshijmë qytetarët, ku ne na takon atë që është një arritje e madhe e përbashkët, rritja e përfaqësimit të grave në parlament dhe nga ana tjetër sigurisht që duam të çojmë përpara angazhimin e 5 qershorit”, tha kreu i qeverisë.

 

Lexoni gjithashtu:

Euronews Albania zbardh qëndrimin e PD-së në mbledhjen e Këshillit Politik

Ndryshimet kushtetuese, Endri Shabani: Asnjëra palë nuk e do ndryshimin e sistemit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026