Regjistrohen 96 raste të reja me COVID-19 në RMV, 10 qytetarë humbin jetën

20 Korrik 2020 | 16:00

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se janë regjistruar edhe 96 raste të personave të infektuar me COVID-19. Shqetësuese vijon të mbetet numri në rritje i vdekjeve nga dita në ditë.

Gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi bën të ditur se janë shënuar edhe dhjetë viktima, duke vazhduar bilancin e lartë të personave të vdekur për 24 orë. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 61 persona.

Kështu, numri total i personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 9249 ndërsa i të shëruarve 4871.

Për momentin ka 3946 raste aktive të personave të infektuar ndërsa numri total i të vdekurve si pasojë e virusit është 432.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026