Koncerti i Rita Orës, strategji marketingu për këngëtaren me famë botërore?

7 Shtator 2022 | 07:59

Gazetari Nini Feshti, është shprehur se koncerti i zhvilluar mbrëmë në Tiranë ku këndoi këngëtarja me famë botërore Rita Ora, ishte një strategji marketingu e kësaj të fundit.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, gazetari tha koncerti nuk kishte vend për kritika, ndërsa theksoi se edhe nëse biletat nuk do ishin falas do të kishte pjesëmarrje të lartë.

“Rita Ora 2 vitet e fundit ka qenë në një tur për të rehabilituar  imazhin e saj si pasojë e famës së keqe që mori gjatë periudhës së Covid-19. Ky koncert ishte strategji për marketing. Ishte një koncert I mirë organizuar dhe nuk kishte lënë shumë vend për kritika.

Fakti që koncerti ishte falas, është një shtysë shumë e madhe për tejmbushjen e sheshit, por edhe nëse do kishte bileta për t’u paguar, njerëz do kishte. “- tha ai.

Këngëtarja Rita Ora, mbrëmjen e djeshme me performancën e saj elektrizoi kryqyetin. Në koncertin që nisi në orën 20:00, morën pjesë dhe këngëtarë shqiptarë, mes tyre Ronela Hajati, Kida e Semi Jaupi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022