Firmoset marrëveshja për reformën zgjedhore mes PS dhe opozitës parlamentare, Murrizi kundër

21 Korrik 2020 | 18:04

Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë arritur marrëveshjen për votimin në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit dhe ndryshimet kushtetuese, që përfshijnë hapjen e listave zgjedhore dhe heqjen e koalicioneve.

Në draftin e marrëveshjes, të siguruar nga Euronews Albania, opozita parlamentare ka dhënë dakordësinë për të votuar në seancën e datës 23 korrik marrëveshjen e 5 qershorit për kodin zgjedhor dhe vendimin për heqjen e koalicioneve dhe më 30 korrik vendimin për hapjen e listave zgjedhore, një kërkesë kjo e kahershme e opozitës parlamentare.

Marrëveshja u arrit pas takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e sotme me krerët e tri grupeve parlamentare të opozitës, Myslim Murrizi, i grupit demokrat, Edmond Stojku, grupi Demokraci dhe Drejtësi dhe Nimet Musai, grupi i Pavarur.

Palët e pranishme në takim kanë rënë dakord për tri pika:

1. Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 23 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 „Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, të miratuar me votat e shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve, në respektim të Marrëveshjes datë 05.06.2020 ndërmjet Partisë Socialiste, opozitës jashtëparlamentare të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe deputetes Rudina Hajdari.

2. Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 30 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8417, datë 21.10.1988 „Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, miratuar me votat unanime të aëtarëve të Këshilli të Legjislacionit dhe Komisionit të Cështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut të Kuvendit në mbledhjen e Përbashkët datë 14 Korrik 2020;

3. Vijojnë dialogun midis grupeve parlamentare si dhe të nxisin e mbështesin dialogun midis tyre dhe opozitës jashtëparlamentare, në një proces gjithëpërfshirës me synim arritjen e një dakordësie sa më të gjerë për reflektimin në Kodin Zgjedhor të amendamenteve kushtetuese që përmenden në pikën 2 më sipër.

Marrëveshja u firmos vetëm pak orë pas takimit që kryeministri zhvilloi me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim ku u theksua qëndrimi i pandryshuar i SHBA-ve për t’i qëndruar marrëveshjes së 5 qershorit.

 

Lexoni gjithashtu:

‘SHBA ka pritshmëri të qarta për marrëveshjen e 5 qershorit’, ambasada zbardh takimin e Yuri Kim me Ramën

Edi Rama këmbëngul tek hapja e listave: PS-ja do atë që duan qytetarët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026