‘Vendim sovran në konsultim me partnerët’, Balla për dëbimin e iranianëve

8 Shtator 2022 | 12:53

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se dëbimi i diplomatëve iranian është vendimi më i rëndësishëm që është marrë ndonjëherë nga një qeverie shqiptare në aspektin e sigurisë.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla kritikoi opozitën që nuk mbështeti zyrtarisht qeverinë në këtë vendimmarrje, që siç tha ishte e vështirë por e argumentuar dhe e mbështetur ne fakte.

Ai theksoi se kur vjen puna te çështje të rëndësishme kombëtare politika duhet të jetë e bashkuar.

“E bëri Alibeaj duke thënë se u mor ky vendimi, me tre fjalë, ndërkohë që kjo gjë është çështja që sot merr vëmendjen e të gjitha mediave. Është një vendimmarrje sovrane e konsultuar me parterët strategjikë që reaguan menjëherë sapo Shqipëria u bë objektiv i një sulmi kibernetik”, tha Balla.

Ambasada iraniane u boshatis sot pas ultimatumit të dhënë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama që i la 24 orë stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.

Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026