Përplasja e Dritan Lelit për buxhetin, i refuzohen paratë shtesë për kulturën

10 Shtator 2022 | 11:00

Fondi për aktivitetet kulturore në Vlorë është bërë shkak i përplasjes mes Dritan Lelit dhe këshilltarëve bashkiak.

Bashkia e Vlorës ka kërkuar një fond shtesë  për aktivitetet kulturore ku përfshiheshin edhe festimet për 110 vjetorin e pavarësisë, por një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga Këshilli bashkiak, me motivacionin se nuk kanë qenë të specifikuara se nga vijnë këto fonde dhe për çfarë do të përdoren ato konkretisht.

Gazetarja e Euronews Albania, Erbieta Maçaj, bën me dije se bëhej fjalë për një fond prej 90 milionë lekësh të cilët këshilltarët e kanë refuzuar si kërkesë.

Sakaq deri më tani, nuk ka pasur një reagim të bashkisë në lidhje me vendimin e Këshillit bashkiak.

Këshilltarët bashkiak të pyetur se a do të lihen pa aktivitete dhe festime bashkia e Vlorës janë shprehur se mbase do të ketë një kërkesë tjetër nga Bashkia e Vlorës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Protesta qytetare dhe e aktivistëve në Tiranë shënon sot ditën e 52-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku...
19:43 | 21/07/2026

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar...
19:25 | 21/07/2026

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026