Partitë shqiptare në RMV kundër BDI së Ali Ahmetit: Na vodhi votat
Zeqirija Ibrahimi, Deputet i partisë “Alternativa” në Maqedoninë e Veriut tha për Euroneëws Albania se partia që ai përfaqëson ka dyshime të mëdha se ka pasur abuzime në procesin zgjedhor, që nga mënyra se si janë mbledhur ato votat, llogaritja dhe shpallja e rezultatit nga Komision i Zgjedhjeve e deri tek vendimet e Gjykatës Administrative.
Sipas tij, partia BDI e Ali Ahmetit ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve duke nëpërkëmbur vullnetin e votuesve shqiptarë .
“Ne në këtë rast aludojmë tek BDI që ka pasur anëtarë të komisioneve zgjedhore dhe si parti ka qenë në konkurrencë me ne për të fituar zgjedhjet. Edhe pse sondazhet na nxirrnin fitues absolut, për shkak të manipulimeve zgjedhore ne dolëm minus 3 deputetë.
Në të vërtetë nuk kemi ndonjë shpresë ta zgjidhim këtë gjë përmes rrugëve juridike, duke qenë se BDI ka ndikim në komisionin e zgjedhjeve dhe në gjykatë dhe ata detyrimisht na kanë shtyrë që përmes aksioneve publike qytetare të shfaqim pakënaqësinë tonë dhe të kërkojmë prej faktorit ndërkombëtar të vendosë standarde të tjera që të pamundësohen forma të tilla abuzimi me vullnetin e lirë të qytetarëve”, tha ai.
Z. Ibrahimi nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me LSDM e Zoran Zaev për të qenë pjesë e qeverisjes së vendit.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor