Salianji për përçarjet në PD: Jo më llogore për ndarje, s’jam me asnjë palë
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në studion e “Euronews Albania”, foli për situatën politike në PD.
Salianji u shpreh se është e rëndësishme që opozita të jetë të bashkuar, duke u shprehur se ai do të përpiqet që në PD të gjenden ura komunikimi.
Më tej theksoi se opozitën e bën bashkë beteja kundër qeverisë Rama.
“Të gjithë opozitën e bashkon beteja ndaj qeverisë së Ramës. Nuk e shoh veten me asnjë palë. Nuk dua të hap asnjë llogore më për ndarje, do të përpiqem që të gjenden rrugë për kanale komunikimi. Nuk do t’i fryj më zjarrit, vetëm ura komunikimi. Para qytetarëve dhe atyre që na kanë votuar duhet të bëjmë gjithçka për t’u përballur me qeverinë. Bashkimi i të gjithë deputetëve të opozitës është e qartë që janë të pozicionuar në përballe me Ramën”, tha Salianji.
I ndalur tek zgjedhjet lokale, Salianji tha duhet të jenë një test për opozitën dhe PD duhet të bëjnë gjithçka për të mundur Partinë Socialiste.
“Zgjedhjet lokale duhet të jenë një test për opozitën dhe duhet bërë gjithçka për ta mundur PS”, tha Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në