Meta: Megafirma e Veliajt për inceneratorin na futi në borxh për 30 vjet
Ilir Meta ka drejtuar protestën e parë e Partisë së Lirisë që kur mori drejtimin e kësaj force politike.
Protesta e organizuar tek inceneratori i Tiranës kishte si qëllim denoncimin e asaj që PL e cilëson mega aferë korruptive, atë të inceneratorit të Tiranës.
Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj si përgjegjës të drejtpërdrejtë të kësaj afere korruptive të cilën siç tha, LSI e dikurshme e ka denoncuar që në mars.
“Forca politike e PL dhe ish LSI e ka denoncuar 558 ditë më parë në 4 mars 2021 këtë aferë, dhe ende sot SPAK justifikohet se janë në hetime paraprake. Kështu kuptohet një veprim i diktuar nga kongresi i partisë. burgosin hallexhinj për mos pagimin e një fature energjie por nuk çojnë para drejtësisë Ramën dhe Veliajn. Ishte megafirma e Velisë që i dha jetë kësaj vepre korruptive pa mbledhur Këshillin Bashkiak. Me atë firmë futi në borxhe qytetarët e Tiranës për 30 vite për mafien e inceneratorëve që të blejnë votat, ekranet dhe analistët shpirt shitur për të vrarë shpresën për ndryshim”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 10:21 Vlorë, qytetarët gjejnë granata dhe armë të ndryshkuara anash rrugës së Plazhit të Vjetër
- 10:12 Anulimi i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër dhe sulmet në Liban ngrenë sërish çmimin e naftës
- 10:00 Ministri Barrot: Nuk do të ketë heqje të sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit pa miratimin e Francës
- 09:58 Ibrahimaj: Nuk ka ende asnjë projekt për Zvërnecin, qëllimi ynë është që të realizohet
- 09:51 Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë
- 09:51 Marrëveshja SHBA-Iran, ministrja Ibrahimaj: Do të ndërpresim Bordin e Transparencës për karburantet