Shifra shqetësuese në Kosovë, 8 viktima dhe 276 raste të reja me COVID-19

27 Korrik 2020 | 13:43

Shifrat e të infektuarve në Kosovë vijojnë të mbeten të larta. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 276 raste të reja, ndërsa tetë qytetarë kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve të COVID-19. Autoritetet përkatëse theksojnë se janë kryer 404 testime të dyshuara.

Në Kosovë që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot kanë rezultuar pozitivë 7413 qytetarë, kurse 185 kanë ndërruar jetë me coronavirus pasi kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Listës së të shëruarve në 24 orë i janë shtuar edhe 153 pacientë të tjerë duke e çuar numrin total në 4027. 

Rastet pozitive janë konfirmuar si vijon: Prishtinë 61 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 23 raste, Gjakovë 22 raste, Vushtrri 22 raste, Prizren 20 raste, Mitrovicë 14 raste, Skenderaj 10 raste, Viti 9 raste, Pejë 7 raste, Fushë Kosovë 7 raste, Rahovec 6 raste, Kamenicë 6 raste, Dragash 5 raste, Malishevë 5 raste, Ferizaj 5 raste, Drenas 4 raste, Klinë 4 raste, Lipjan 4 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 3 raste, Obiliq 2 raste, Zubin Potok 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Shtime, Graçanicë dhe Kaçanik.

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët t’i respektojnë masat anti-covid, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të virusit në nivel komunitar. Ky institucion thotë se mbajtja e maskës është e detyrueshme për të gjithë, ndaj ftoi qytetarët të mos hezitojnë përdorimin e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026