Ekstremistët përplasen dhunshëm me policinë, 60 të arrestuar gjatë Europride Serbi

18 Shtator 2022 | 08:47

Është shoqëruar dhe trazira dhe dhunë Parada e Krenarisë e mbajtur një ditë më parë në Serbi.

Grupe ekstremiste organizuan demonstrata në rrugët e kryeqytetit serb, megjithëse policia ishte e pranishme në rrugë dhe qendra e qytetit ishte pothuajse plotësisht e bllokuar.

Gjithçka kulmoi para dhe gjatë paradës. Kundërshtarët e mbajtjes së Europride u mblodhën pranë Kishës së Shën Savës dhe policia në disa lokacione në qytet pengoi përpjekjet e tyre për t’iu afruar pjesës së qytetit ku merrnin pjesë pjesëmarrësit e Krenarisë. Gjatë ditës u ndaluan mbi 60 persona, ndërsa u plagosën dhjetë policë.

Janë regjistruar edhe raste përplasjesh me kordonët e policisë, si dhe disa sulme ndaj ekipeve të gazetarëve që raportonin.

Një tjetër incident është regjistruar kur një person ka tentuar të çajë bllokadën dhe gardhin pranë kishës së Shën Markut në momentin kur po kalonte parada e pjesëmarrësve të Krenarisë, por policia e ka penguar dhe e ka larguar nga vendi i ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026