Murrizi për listat e hapura: Në këtë sallë do vijë ai që e meriton, tani koha për depolitizimin e administratës zgjedhore
Deputeti demokrat Myslim Murrizi, gjatë fjalës së tij nga foltorja e kuvendit tha se ëndrra për listat e hapura nisi në ‘90 dhe u ndërpre me ndryshimet kushtetuese të 2008, për të cilat siç tha nuk u pyet populli, por ato u ndërmorën nga kapot e politikës.
“Sot po iu japim të drejtë shqiptarëve që të na shohin në sy dhe të na japin atë që na takon. Nuk ka nevojë që kjo sallë të ketë dy palë njerëzish. Në këtë sallë do të vijë ai që e meriton.
Hapja e listave për të cilat ne kemi vënë kufi për poshtë, jo më pak se 2/3 do të vërë në dukje moralin e çdo subjekti politik. ne e kemi kuptuar se hapja e listave nuk është halli i shqiptarëve, mbyllja e tyre prej 12 vitesh ka qenë problemi.
Ne të panjohurit do vijmë t’u kërkojmë votën me këtë fytyrë a vlejmë të jemi në këtë sallë apo do vazhdoni të votoni kllounë dhe hajdutë që kanë gllabëruar nga taksat tuaja”, tha deputeti Murrizi.
Ai ftoi kryeministrin Edi Rama që të ulen për të diskutuar depolitizimin e administratës zgjedhore, duke sjellë në vëmendje arrestimin nga SPAK të 22 komisionerëve zgjedhorë, në kuadër të dosjes 339.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve