Studentët kërkojnë 100 euro në muaj, paralajmërojnë bojkot të mësimit

19 Shtator 2022 | 16:33

100 euro në muaj është rimbursimi që studentët kërkojnë nga qeveria për shkak të rritjes së çmimeve. Ata kanë dorëzuar ditën e sotme në Kryeministri peticionin e firmosur prej tyre.

Në deklaratën  e dhënë studentët thanë se do të bojkotojnë mësimin kur të nisë vitit akademik nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Është e pamundur që të nisë viti akademik këtë vit. Xhepat e studentëve janë bosh. Duke ditur falangat e Kryeministrisë dhe zjarrshuesit e protestave që i ka gjithmonë në dispozicion, do ketë tentativa për protesta. Fillimisht është pak largpamëse që mund të ketë një dhjetor të tretë, por mos u ngatërroni kurrë me studentët në dhjetor”, shprehet një student.

Ky vit i ri akademik është në pikëpyetje nëse do të nisë apo. Pedagogët kanë paralajmëruar mosnisje të procesit mësimor më 17 tetor nëse qeveria nuk do të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre, ku njëra prej tyre është rritja e pagave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026