Talo Çela mbrohet nga policia, thotë gazetari
Gazetari Juli Kasapi tha në “Now” me Erla Mëhillin se mendon që Talo Çela mbrohet nga policia.
Ai u shpreh se nuk e konsideron cenim të sigurisë kombëtare faktin që një kriminel i shumëkërkuar lëviz lirshëm në Tiranë.
“Unë si gazetar mendoj se Talo Çela mbrohet nga policia, pse jo. Kishim një rast tjetër që një i shumëkërkuar shoqërohej me efektiv policie. Mua s’më duket cenim i sigurisë kombëtare që paska pasur informacion për bananet që vijnë nga Ekuadori, nuk më duket cenim i sigurisë kombëtare një debat i një efektivi me drejtorin e policisë së Tiranës,” – u shpreh Kasapi.
Sipas tij nuk ka arsye pse të dhënat të mos publikohen, pasi asnjë nga çështjet e zbuluara prej sulmit kibernetik nuk cenon sigurinë.
“Të thuash pas 4 orësh që publikohen të gjitha këto materiale dhe të dalësh me këtë deklaratën që shpërndahet nëpër Ëhats App që mos publikoni ju se do futeni në burg, sepse unë kështu e lexoj, të intimidosh gazetarët që thonë Talo Çela lëviz në Tiranë, unë nuk e di,” – tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut