Meta: Siguria kombëtare në rrezik, Prokuroria të veprojë ndaj atyre që cenuan vendin

20 Shtator 2022 | 13:03

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se Prokuroria duhet të veprojë ndaj personave brenda Shqipërisë që cenuan vendin mes veprimet dhe mosveprimet lidhur me sulmet kibernetike.

Në një deklaratë për mediat të martën, Meta u shpreh se sulmet kibernetike kanë cenuar rëndë sigurinë kombëtare, pasi është ndërhyrë në sistemet e sigurisë së vendit.

“Siguria kombëtare është cenuar shumë rëndë kur është goditur edhe truri i policisë së shtetit”, u shpreh ish-presidenti.

Sipas tij, Rama është kryehakeruesi i këtij sistemi. Meta kujtoi hakerimin ku u ekspozuan fillimisht rrogat, numrat e telefonit të shqiptarëve e më pas targat. Historia, siç tregoi dhe Meta vijoi me hakerimin e e-Albania, ku të dhënat u nxorën dhe në shitje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026