Menaxhimi i Pallatit të Brigadave, Zhupa: Do jepet me koncesion si Butrinti
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka deklaruar se plani i menaxhimit të Pallatit të Brigadave me partner strategjikë, është i njëjtë me atë të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Në një intervistë për Euroneës Albania, Zhupa theksoi se “Pallati i Brigadave” do t’i jepet me koncesion një kompanie private, por deri më tani nuk ka informacione se kujt.
“Pronësia nuk ndryshon, por administrimi e menaxhimi. Është koncesion i pastër.
Që në fillim të planit të menaxhimit, ata kërkojnë caktimin e zonës që ka Pallati i Brigadave. Është i njëjta skemë që u përdor me Butrintit.
Së dyti, është në plan ndërtimi i një hoteli që do të presë e do përcjell personalitete. Kush do e ndërtojë hotelin? Si do të ndërtohet? A do prekë asamblenë e brigadave? Ata parashikojnë që të ndërtohen zyra. Po ta lexosh planin e menaxhimit është shumë e qartë që është për t’u ndërtuar brenda dhe për të ia dhënë privatit me koncesion ashtu si Butrinti”- tha Zhupa.
Ministria e Kulturës i ka hapur rrugën menaxhimit të integruar Pallatit të Brigadave, me partner strategjik, me arsyetimin se ky ansambël historik duhet të jetë i aksesueshëm nga të gjithë dhe të kthehet në pikë turistike.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve