Pedagogu i artit: PD të dalë me plan madhor për kulturën, jo me ligje të porositura

20 Shtator 2022 | 21:25

Pedagogu i artit, Ardian Isufi thotë se Partia Demokratike duhet të paraqesë një plan madhor për kulturën, duke iu referuar nismës së fundit të kësaj force politike për dekomunistizimin.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai u shpreh sfida e shoqërisë shqiptare është që ta bëjë sot artin bashëkohor.

“Nuk duhet ta marrim vetëm si një çështje kulturore. Një politikë e moderuar që jeton në post modernizëm, duhej patjetër të reflektonte në një qasje komplet të re. Jo në një qasje, po bëjmë si antikomunist dhe po marrim nuancat e komunistëve të asaj kohe. Koncepti i kohimit, nuk sjell asgjë. Nuk ka më interes nga publiku, sepse është totalisht e tejkaluar.

Partia Demokratike dhe opozita të dalë me plan madhor për kulturën. Unë e shoh siç janë ligjet e porositura, si të porositur nga institucione që marrin projekte dhe bëjnë sikur bëjnë ndonjë gjë të madhe. Sfida e shoqërisë shqiptare është ta bëjë artin bashkëkohor”, theksoi ai.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një projektligj në kuadër të nismës për dekomunistizimin.

Qëllimi i projektligjit, është që filmat, dokumentarët, këngët, programet televizive apo edhe momentet e ndryshme që kujtojnë e glorifikojnë sistemin komunist të ndalohen në vend.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026