PS dhe PD dakordësi për dy nismat e para për dosjet e ish-sigurimit
Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë gjetur dakordësi për dy nismat e para për dosjet e ish sigurimit të shtetit.
Në kKomisionin e Ligjeve u diskutuan këtë të mërkurë ndryshimet që socialistët kërkojnë në ligjin e dosjeve të vitit 2015 për t’i dhënë mundësi autoritetit të dosjeve që të kryejë verifikime për personat pavarësisht nëse janë të pajisur me një certifikatë nga komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.
“Kjo nuk është dhe s’duhet të shndërrohet në një lojë vogël politike apo dialektikës politike siç krahët politike janë në këtë vend në fakt. Kjo duhet parë thjesht si një mjet i nevojshëm dhe i domosdoshëm që shoqëria shqiptare e gjitha pa asnjë dallim ka në raport me te shkuarën, me historinë e mbi të gjitha aktualitetin dhe me të ardhmen”, u shpreh Alibeaj.
“Unë do ta mbështesja si relatore propozimin tuaj, mbështes me këtë rast propozimin e autoritetit të dosjeve sepse ka ardhur koha që mbas kaq vitesh ka ardhur koha që ne të jemi civilë, të jemi realisht të hapur ndaj të shkuarës duke mos lejuar më edhe atë që zoti Alibeaj tha në fjalën e tij që këto mund të jenë përdorur për shantazh”, tha deputetja Ermonela Felaj.
Dy nismat nuk gjetën mbështetjen e grupimit tjetër në Partinë Demokratike dhe as të aleatit të demokratëve, Fatmir Mediut.
“Rikthejmë lustracionin me ligjin e 2008-ës dhe pastaj i mbyllim të gjitha diskutimet e tjera. Çojmë një copë neni tek kodi zgjedhor, një amendament tek një ligj për informacionin e klasifikuar”, tha Oerd Bylukbashi.
“Dua të them që duhet të gjejmë brenda vetes të paktën një raport të qartë moral dhe e kam me kolegët e mi të PD. Të hapen këto dosje për gjithsecilin por në qëndrimin tonë ne nuk mund t’i bëjmë moral të përndjekurve politikë, nuk mund të kërkojmë hapjen e dosjes për shtresën e të përndjekurve politikë. Ka histori të manipulimit të tmerrshme”, u shpreh Fatmir Mediu.
Në emër të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e kundërshtoi nismën duke e konsideruar si goditje ndaj ilir Metës.
“Drejtësia duhet të zbardhë sa më shpejt këtë çështje që tashmë ndodhet në tryezën e saj. Goditet kundërshtari politik, vetëm ky autoritet të kthehet në një vegël politike të mazhorancës”, tha Xhixho.
Gentiana Sula e pranishëm në komision iu përgjigj akuzave të Xhixhos.
“Nuk bëhemi kurrë pjesë e asnjë partie politike, nuk diskutohet, kemi bere detyrën tonë. Nuk kemi marrë vendim për ish-presidentin dhe nuk kemi bërë hetime”, nënvizoi Sula.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West